Ministria e Infrastrukturës, bashkë me Infrakos-in, të shtunën, kanë vendosur një laurë për sinjalizimin e kalimit të trenit në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës.
Ministri Abrashi tha se vendosja e kësaj laure është shumë e rëndësishme edhe për banorët, sepse e frekuentojnë atë çdo ditë, thuhet në njoftim, transmeton arbresh.info.
Abrashi bëri të ditur se për ta rritur sigurinë në komunikacion, Ministria e Infrastrukturës bashkë me institucionet tjera kanë themeluar edhe një Task-Forcë që ka për qëllim sigurinë në rrugë dhe evidentimin e akseve të rrezikshme.
Sipas ministrit, në mesin e vendeve ku ka pasur aksidente të shpeshta është edhe fshati Grabovc i Fushë-Kosovës, e që vendosja e kësaj laure eliminon aksidentet.
“Sot jemi këtu në Grabovc, në një formë edhe të ngritim vetëdijen por edhe të promovojmë sigurinë në rrugë. Tani si ministri kemi themeluar një Task-Forcë, që do të merret me akset e rrezikshme nëpër Kosovë, vendet ku kanë ndodhur më së shumti aksidente dhe në kuadër të kësaj bëjmë edhe vizita, por edhe investime. Ky investim po merr formën përfundimtare, kemi të bëjmë me një laurë mbrojtëse që është vendosur në Grabovc, në një vend ku ka shumë qarkullim, që ka pasur edhe shumë aksidente, por fatmirësisht pa fatalitet. Është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës, dhe teknologjia e përdorur këtu është e fundit e cila, në formë elektronike bënë vendosjen e barrierave derisa të kalon treni. Vendosja e kësaj laure këtu është shumë e rëndësishme për banorët e Grabovcit, sepse frekuentojnë shumë, por edhe për të gjithë ata qytetarë që e përdorin këtë rrugë. Nuk do të jetë vetëm kjo laurë këtu, ne do të vendosim edhe tjera në kuadër të këtij projekte. Kjo çka po bëjmë sot është një fushatë vetëdijesuese për të ngritur sigurinë në komunikacion dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë”, tha Abrashi
Ndërsa Ushtruesi i Detyrës së kryeshefit të Infrakos-it, Xhevat Ramosaj, falënderoi ministrin e Infrastrukturës për punën që është duke u kryer, duke shtuar se me këtë projekt janë kryer tri vendkalime dhe shpreson që javën tjetër të kryhet edhe i katërti.
Kryetari i Bordit të Infrakosit, Enis Berisha, falënderoi ministrin e Infrastrukturës për iniciativën që ka marrë për financimin e këtij projekti për funksionimin e këtij vendkalimi./Arbresh.info
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...