Google ADS

Ministria e Infrastrukturës tregon gjendjen e rrugëve në Kosovë

11:10 | 21 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar qytetarët se në mbarë vendin, kompanitë e kontraktuara po kujdesen që rrugët të jenë lehtësisht të kalueshme për automjetet.

Me qëllim të sigurisë në komunikacion, në disa zona, sidomos ato malore, është intervenuar me hedhje kripe, për të evituar krijimin e shtresave të akullta nga rënia e temperaturave dhe mjegulla, shkruan Arbresh.info.

“Sipas raporteve nga menaxherët mbikëqyrës të MI-së, nga kompanitë, në mëngjes dhe mbrëmje, është intervenuar në rrugët rajonale, Mitrovicë – Bajgore (R129), Deçan – Koznjer (R108), atë nacionale N9 në zonën e Dollcit, dhe akset rrugore Pejë – Kullë e Doganaj – Glloboqicë.Kripë është hedhur edhe në zonat turistike malore si Bogë e Prevallë”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u tha se kompanitë e kontraktuara, me tërë makinerinë, bashkë me inxhinierët e MI-së, janë në mbikëqyrje të vazhdueshme të të gjitha rrugëve nacionale, rajonale, magjistrale dhe autostradave, gjatë 24 orëve.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në vozitje me qëllim të evitimit të rreziqeve në komunikacion./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme