Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.
Përmes një postimi në Facebook, kjo ministri ka njoftuar se kompanitë e kontraktuara kanë intervenuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ku kanë hedhur kripë dhe kanë bërë pastrimin e rrugëve.
“Sipas informacioneve nga tereni nga të gjithë menaxheret e autoudhëve (autostradave),rrugëve nacionale dhe rrugëve regjionale të Republikës së Kosovës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim, pavarësisht konfiguracionit ku shtrihen ato. Kompanitë e kontraktuara për mirëmbantje kanë intervenuar në orët e hershme të mëngjesit me pastrim dhe hudhje të kripës në shtresat qarkulluese të rrugëve”, thuhet në njoftim.
Mbrëmë në Kosovë ka pasur reshje bore. Sipas IHMK-së mot me reshje bore pritet të ketë gjatë tërë javës./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...