Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj gjatë ditës së sotme ka pritur në takim kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj.
Gjatë këtij takimi ata u dakorduan që MI ta përkrahë këtë komunë me një buxhet prej një milion eurosh.
Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Pal Lekaj përmes një postimi në facebook.
Ky është postimi i plotë:
Në takim me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj
Me kryetarin Begaj përveç që biseduam për nevojën e investimeve në infrastrukturë, nënshkruam edhe memorandum për mbështetje në projektet që i ka kjo komunë edhe si projekte në vazhdim por edhe projekte të reja në vlerë prej rreth një milion euro.
Dinamika e të dy institucioneve ka bërë që memorandumet të nënshkruhen në ambientet e Ministrisë dhe jo në Komunë siç ka ndodhur ditëve të kaluara në komunat tjera të Kosovës.
Duke e përgëzuar kryetarin Begaj për punën e tij, e ripotencova qëndrimin tim dhe të kryeministrit Haradinaj se do ta kenë mbështetjen e pa rezervë, sipas mundësive buxhetore, në projektet infrastrukturore të Malishevës, ashtu sikur në secilin vend tjetër të Kosovës, për ta bërë ketë vend të qasshëm lehtë dhe atraktiv për investime e zhvillim.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?