Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka ndryshuar emrin Ministrisë së Infrastrukturës.
Me asnjë votë kundër e asnjë abstenim është aprovuar kërkesa për ndryshimin e emrit nga Ministri e Infrastrukturës në Ministri të Infrastrukturës dhe Transportit, shkruan Arbresh.info.
Në emër të kësaj ministrie ka folur zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.
Kadriu ka thënë se emri i do të pasqyroj më mirë punën që kryen kjo ministri.
“Emërtimi Ministri e Infrastrukturës nuk i përgjigjet të gjitha fushave dhe përgjegjësive që mbulohen andaj konstatojmë se emërtimi duhet të ndryshohet në Ministri të Infrastrukturës dhe Transportit MIT me qëllim të pasqyrimit më të saktë të fushave dhe përgjegjësive të kësaj ministrie”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...