Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarët e komunave të Mitrovicës së veriut, Zveçanit, Zubin Potokut si dhe Leposaviqit.
Sipas këtij memorandumi, ministria ka marrur përsipër mirëmbajtjen dimërore të të gjitha rrugëve lokale në këto katër komuna, shkruan Arbresh.info.
“Të gjitha rrugët në veri do t’i mirëmbaj MMPHI. Sot kemi nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kryetarët e komunave të Mitrovicës së veriut, Zveqanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.Ministria ka marrur përsipër mirëmbajtjen dimërore të të gjitha rrugëve lokale në këto katër komuna.”, ka shkruar Durmishi në Facebook.
Sipas tij, gjatësia totale e këtyre rrugëve që do të mirëmbahen është mbi 300 km./Arbresh.info/
Aliu: Trafiku ajror tanimë vazhdojnë pa ndërprerje, s’ka më ...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë