Kanë kaluar tri javë që kur Kosova ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Por përkundër kësaj Ministritë po vazhdojnë të hapin tender e të bëjnë furnizime ashtu siç kishin planifikuar.
Së fundi një të tillë e ka bërë edhe Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Pal Lekaj, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se kjo Ministri ka hapur tender me titull “Furnizim me ombrella dhe çanta bezi me simbole dhe llogo të ministrisë”.
E shuma që është planifikuar të shpenzohet është 2 mijë e 300 euro.
Në të njëjtin njoftim përmenden edhe kushtet e pjesëmarrjes ndërsa afati i fundit për dërgimin e tenderëve është 24 tetor, në të njëjtën ditë do të bëhet edhe hapja e tyre.
Ndryshe javën që lamë pas arbresh.info kishte raportuar edhe për një furnizim jo fort të zakonshëm që kishte bërë kjo ministri.
Në KRPP thuhet gjithashtu se Ministri e Infrastrukturës ka blerë rroba elegante, e paratë që janë shpenzuar shkojnë afër 30 mijë euro.
Nga gjithsej tri Operator Ekonomik, fitues ka dalë ” MELODIA ” SH.P.K.” me çmimin e ofruar prej 26 mijë e 475 euro.
Por në njoftim nuk bëhet e ditur se nga kush do të shfrytëzohen./arbresh.info/
Lexo edhe: Ministria e Pal Lekajt shpenzon 30 mijë euro në rroba zyrtare
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...