Ministria e Infrastrukturës ka dalë me njoftim zyrtar për rrezikshmërinë në çarkullim në disa rrugë të Kosovës pas vërshimeve që goditën sot vendin.
Si pasojë e reshjeve të mëdha dhe vërshimeve mbrëmë, në disa rrugë të Kosovës ka pasur rrëshqitje gurësh dhe ka rritje të rrezikut për çarkullim.
Ekipet e mirëmbajtjes siç thonë nga MI janë duke i pastruar rrugët, ndërsa me theks të veçantë është përmendur rruga Pejë – Rugovë në segmentin 1.5 kilometra poshtë urës në Drelaj ku ka rrëshqitje të trupit të rrugës.
Njoftimi i plotë:
Pas reshjeve të shumta shiut gjatë natës së mbrēmshme, në disa rrugë të vendit tonë ka pasë rrëshqitje gurësh dhe si rrjedhojë e kësaj,rritje të rrezikut në trafik.
Ekipet e mirëmbajtjes janë aktivizuar dhe janë në teren duke pastruar rrugët ku pa pasë shembje të tilla.
Në rrugēn Pejë -Rugovë, në segmentin 1,5 kilometra poshtë urës në Drelaj, ka një rrëshqitje të trupit të rrugës, prandaj luten pjesmarrësit në komunikacion të ngasin veturat me përkujdesje të shtuar.
Kujdes i shtuar duhet të ketë edhe gjatë vozitjes në rrugët tjera sidomos ato malore./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...