Prej dy ditësh po vazhdojnë reshjet e borës në të gjithë vendin tonë.
Kësisoj shumë probleme iu shfaqën mbrëmë drejtuesve të automjeteve nëpër rrugët kryesore, por edhe ato dytësore.
E lidhur me gjendjen e rrugëve nga Ministria e Infrastrukturës sot kanë njoftuar se të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme, por në disa segmente të rrugëve komunikacioni është zhvilluar me pak vështirësi.
Poashtu është theksuar se operatorët ekonomik për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë tërë natës së mbrëmshme.
“Po ashtu ju informojë se Operatorët Ekonomik, për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë terë natës së mbrëmshme dhe si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës se Kosovës të cilat menaxhohen nga MMPHI-ja, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve.”, thuhet në njoftimin për media.
Nga Ministria e Infrastrukturës kanë apeluar tek pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar.
Ndryshe vetëm brenda 24 orëve në vend janë shkaktuar 82 aksidente trafiku nëpër rrugët e Kosovës.
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë