Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është arrestuar mbrëmë nga policia për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.
Rastin për kallxo.com e ka konfirmuar edhe Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Ne konfirmojmë rastin në fjalë, se personi është pjesëtar i FSK-së. Rasti i tij është në procedim nga Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MFSK-së.
MFSK ka thënë se rasti do të procedohet sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi për FSK-në.
“Për masat që do të ndërmerren do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e MFSK-së.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në fshatin Polac të Skenderajt, mbrëmë pas mesnatës.
Tutje, policia ka sqaruar se tek i dyshuari, pjesëtar i FSK-së është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë, një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, letër mbështjellëse e cigares dhe një kuti e cila shërben për grirjen e kësaj bime.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...