Deri më sot nga Pakoja Emergjente, respektivisht pagesa prej 170 euro për punëtorët e sektorit privat kanë aplikuar mbi 37.000 ndërmarrje dhe totali i punëtorëve të përfshirë në këtë masë është 133.000 persona.
Kështu ka bërë me dije, zëdhënësi për media nga Ministria e Financave, Muharrem Shahini.
Ai ka thënë se aktualisht janë duke punuar për kërkesat e para dhe në momentin e përfundimit të tyre do të vazhdohet me pagesën prej 170 euro për muajin e dytë.
“Aktualisht është duke u punuar për kërkesat e para dhe në momentin e përfundimit të tyre, do të vazhdohet me pagesat për muajin e dytë”, ka thënë Shahini për Epoken e Re.
Shahini ka thënë se nuk kanë nevojë më bizneset që të aplikojnë për këtë pako për pagesën për muajin e dytë.
“Jo nuk ka nevojë që të aplikojnë për muajin e dytë”, është shprehur Shahini.
Ai ka folur edhe për masën 1.3 që synon mbështetjen e ndërmarrjeve vendore, përfshirë këtu edhe OJQ-të dhe të vetëpunësuarit, që janë në vështirësi financiare, si pasojë e rënies së aktivitetit të tyre për shkak të masave të ndërmarra me qëllim luftimin e pandemisë Covid-19.
“Përmes kësaj mase, ndërmarrjeve u mundësohet mbulimi i një pjese të kostos së fuqisë punëtore (jo e gjithë kostoja) dhe një pjese të kostos së qerasë. Kjo masë assesi nuk nënkupton zëvendësim të obligimit privat për shlyerje të këtyre detyrimeve me atë publik në përgjithësi, por aplikohet vetëm për ndërmarrje në vështirësi”, ka thënë Shahini.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...