Ministria e Financave sqaron: Tenderin e ‘plazmave’ nuk e shpallëm ne!

16:57 | 19 Janar 2019
Arbresh.info

Lulzim Rafuna, këshilltari Ministrit të Financave Bedri Hamza, ka sqaruar se tenderi i për folur sot në media lidhur me produktet e Serbisë ‘plazma’ nuk ka qenë tender i kësaj ministrie .

Sipas tij, ministri Besim Beqaj nuk ka asnjë kompetencë për të caktuar kriteret tenderuese dhe listën e mallrave se cilat mallra blihen me tender dhe në cilat kushte duhet të shpallen, shkruan Indeksonline.

Kjo për arsye se Qeveria e Kosovës me Udhëzim Administrativ cakton se cilat mallra duhet të prokurohen nga AQP, në emër të Organizatave Buxhetore.

Po ashtu pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ të aprovuar në Qeveri, AQP në bashkëpunim me organizatat Buxhetore cakton kushtet, kërkesat dhe obligimet për ta shpallur tenderin.

Pra, siç shihet asnjë procedurë apo veprim nuk merret dhe nuk kërkohet nga Ministri i Financave që nënkupton se është jashtë kompetencave operative të kësaj ministrie.

Zyrtarët e AQP-së janë përgjegjës para organeve kompetente dhe ligjore për veprimet e tyre.

Përkundër kësaj Ministria e Financave do të marr të gjitha veprimet ligjore për ta sqaruar këtë situatë në AQP.

Ndryshe, për këtë tender reagoi edhe kryeministri Ramush Haradinaj e zyrtarë të tjerë politik.

“Sot, në media jam njoftuar për tenderin e shpallur nga AQP, e që mund të jetë në kundërshtim me ligjet e prokurimit publik. Tashmë kemi kontaktuar institucionet përgjegjëse dhe jemi në pritje të qartësimit të problemit dhe identifikimit të personave përgjegjës, ndaj të cilëve menjëherë do të fillohet procedura në përputhje me ligjet në fuqi”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërsa, Agjencia Qendrore e Prokurimit tashmë ka anuluar tenderin e “Plazmave”.

 

Të ngjashme