Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, me një njoftim për media ka dhënë një njoftim për të rëndësishëm pensionistët.
Ata kanë njoftuar se ka filluar zbatimi i planit për lajmërimet e pensionistëve të moshave të caktuara.
Nga kjo ministria kanë dhënë edhe detaje se si do të realizohet ky proces.
Njoftim i plotë:
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka filluar me angazhimin ekipeve mobile me qëllim të lajmërimit të pensionistëve në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës. Nga ky shërbim do të përfitojnë:
Ky shërbim ka filluar të zbatohet fillimisht në regjionin e Prishtinë (Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit, Podujevës, Obiliqit dhe Graqanicës), si pilot-projekt, nga muaji shkurt i këtij viti, duke qenë i kufizuar me moshën 85+. Ndërsa tani zgjerohet edhe në të gjitha komunat, si dhe përfshihen të gjithë pensionistët 80+ dhe secili pensionist që për shkaqe shëndetësore nuk mund paraqitet fizikisht.
Paraqitja e kërkesës për këtë shërbim bëhet në adresat elektronike si në vijim:
Për regjionin e Prishtinës – [email protected];
Për regjionin e Mitrovicës – [email protected];
Për regjionin e Prizrenit – [email protected];
Për regjionin e Pejës – [email protected];
Për regjionin e Gjilanit – [email protected];
Për regjionin e Ferizajt – [email protected]; dhe
Për regjionin e Gjakovës – [email protected]ërkesa mund të paraqitet individualisht nga pensionisti apo nga çdo preson tjetër që e paraqet në emër të pensionistit. Kërkesa duhet të paraqitet së paku 7 (shtatë) ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht, pranë zyrave të Departamentit të Pensioneve.
Kërkesat e tilla janë vlefshme vetëm nëse konfirmohet pranimi i shkresë elektronike kthyese, përndryshe kërkesa duhet të përsëritet.
Në kërkesë pensionistit duhet të paraqesin të dhënat si në vijim:
Pensionistit do t’i konfirmohet që kërkesa është pranuar, dhe pas verifikimit të të dhënave sipas kritereve të përcaktuara më lartë, do të njoftohet për realizimin e vizitës përafërsisht 24 orë më herët, përfshirë këtu edhe ditët e vikendit.
Pensionistët të cilëve nuk ju aprovohet kërkesa për shkak të mos plotësimit të kritereve, duhet të vazhdojnë të paraqiten për lajmërim tek zyrat e pensioneve.
Andaj, ftojmë pensionistët që i plotësojnë kushtet për këtë shërbim dhe të afërmit e tyre të shfrytëzojnë këtë shërbim.
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...