Ministria e Financave i reagon Odës së Afarizmit

20:37 | 11 Janar 2019
Arbresh.info

Ministria e Financave përmes një komunikate për media i ka reaguar Odës së Afarizmit për bllokimin e prodhuesve kosovar.

Në reagim thuhet se të gjitha subjektet prodhuese edhe pse kanë qenë të ftuara që të aplikojnë gjatë muajit dhjetor 2018, para se të skadojnë afatet ligjore për Autorizime me datën 31.12.2018, të gjitha kanë aplikuar këtë javë, pas festave të fundvitit pra në fillim të këtij viti.

“Të gjitha Tani më jemi duke punuar me kapacitete të shtuara për të lëshuar Autorizime, të cilat janë duke u shqyrtuar me kohën më të shpejtë të mundshme, sipas renditjes që kanë aplikuar”, thuhet në reagim.

“Deklarimet e OAK-së se Ministri Hamza i ka bllokuar prodhuesit nuk janë të drejta dhe të sinqerta, kur dihet se që nga dita e parë e marrjes së mandatit  të ministrit të Financave objektivë strategjike e tij është që ta ndihmojë dhe ta përkrahë prodhimin vendor”

Sipas MF-së, ministri Hamza ka bërë reformën më të madhe ndonjëherë në Kosovë duke filluar nga lirimi nga tatimi doganor për lëndën e parë, gjysmëproduktet, linjat e prodhimit, pajisjet e IT- së, pjesët rezervë për procese të prodhimit, më pas lirimin nga tatimi i akcizës gjithë lendën ndihmëse e cila merr pjesë në procesin e prodhimit, themelimi i Bordit të Ankesave dhe shumë lirime tjera tani nga TVSH-ja.

“Prandaj deklarimet e tilla të OAK-së nuk janë të sinqerta dhe të drejta, kur sot të gjithë prodhuesit tani më i kanë prekur rezultatet e politikave fiskale që janë bërë deri më sot dhe pavarësisht këtyre deklarimeve, ne si Ministri e Financave do të vazhdojmë ta përkrahim dhe mbështesim prodhimin vendor me reforma në të mirë të prodhuesëve në vendin tone”, përfundohet në komunikatë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme