1 mijë e 671 persona që ishin të angazhuar në zgjedhjet e vitit 2017, akoma nuk janë paguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Këta të fundit kanë deklaruar se kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Financave që të marrin mjete shtesë, në mënyrë që të mbulohen pagesat e komisionerëve ende të papaguar.
Në një përgjigje për “Indeksonline”, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se për t`i mbuluar pagesat e këtij numri të komisionerëve, nuk mjaftojnë as 140 mijë euro që janë kthyer nga bankat pas gabimeve në xhirollogaritë bankare.
“Për të kryer këto obligime të bartura nga viti 2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar buxhet shtesë nga Ministria e Financave. Në total obligimet e bartura për pagesën e 1 mijë e 671 personave (komisionerë, K-Vote dhe staf i QNR-së) dhe kthimet që janë bërë nga bankat (për shkak të gabimeve në llogari bankare të tyre) llogariten të jenë 140 mijë euro”, ka thënë ai.
“Indeksonline” ka kontaktuar Ministrinë e Financave lidhur me këtë çështje, por nuk është dhënë ndonjë detaj përveç asaj se kërkesa është duke u shqyrtuar.
“Ministria e Financave e ka pranuar një kërkesë për buxhet shtesë nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve. Kërkesa nga KQZ është në shqyrtim e sipër”, thuhet në përgjigjen e Muharrem Shahinit, zyrtar në Zyrën për Komunikim brenda MF-së. Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të vitit 2017 ishin rreth 50 mijë komisionerë, kurse ndaj shumicës më të madhe prej tyre janë kryer pagesat.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?