Ministria e Ekonomisë ka bërë një reagim lidhur me disa njoftime të rreme që qarkullojnë në rrjete sociale rreth subvencionimit të efiçiencës së energjisë, duke thënë se janë të pavërteta pretendimet se kinse subvencioni bazohet në moshë dhe gjini.
“Ministria e Ekonomisë (ME) ju njofton se të gjitha shpalljet, njoftimet dhe informacionet për dhe rreth Ministrisë së Ekonomisë, qytetarët mund t’i gjejnë vetëm ne rrjetet sociale të ME-së: ueb-faqe, Facebook, Twitter dhe Youtube dhe në mediat/ portale të cilat operojnë në Kosovë”, thuhet tutje në reagimin e ministrisë në fjalë, duke potencuar se çdo informacion jashtë kanaleve të lartcekura, nuk janë reale.
“ME ju inkurajon që për çdo pyetje, kërkesë apo interesim t’i drejtoheni kanaleve zyrtare të ME-së në adresën elektronike zyrtare: [email protected]”, bëjnë të ditur nga Ministria e Ekonomisë.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...