Përkundër raportimeve, Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se Kosova nuk është goditur nga tërmeti, por dridhjet kanë qenë vetëm si pasojë e tërmetit që ndodhi sot në Rumani.
Në një njoftim në Facebook, ME ka thënë se dridhjet e shkaktuara kanë qenë si pasojë e tronditjeve nga tërmeti me magnitudë 5.7 shkallë që ndodhi sot në orën 14:16 në Rumani, përcjell arbresh.info.
“Ministria e Ekonomisë njofton qytetarët se Kosova nuk është goditur nga tërmeti, por se janë ndjerë lëkundje të shkaktuara nga tërmeti që ishte me epiqendër në Rumani.
Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më datë 14.02.2023 në ora 14:16 sipas kohës lokale, Rumania është goditur me një tërmet me magnitudë 5.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VII-VIII ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 40 kilometra.”, thuhet në njoftimin e tyre.
E këto dridhje në Kosovë, sipas ME-së kanë ndodhur për shkak se fuqia e tërmetit në Rumani, arrin fuqinë dhe energjinë deri në 500 kilometra largësi.
“Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së tërmetit dhe veprimit të energjisë së liruar në një rreze deri në 500 km.”, thuhet në reagimin e ME-së.
Ndërkaq në lidhje me këto dridhje, më herët të njëjtën gjë e ka thënë edhe Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa./arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...