Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se e ka kompensuar për herë të parë Postën e Kosovës me shumën prej 1.1 milionë euro (1,168,932 €) për Shërbimin Universal Postar (SHUP) për vitin 2023
Nga ky shërbim përfitojnë qytetarët e vendit, pasi pavarësisht nëse dërgojnë letër nga Prishtina në Fushë-Kosovë, apo nga Leposaviqi në Dragash, Posta e Kosovës e ofron shërbimin me çmim bazik të njëjtë, të përballueshëm, për të gjithë qytetarët.
“Për këtë, Ligji Nr. 06/L-038, Neni 10, parasheh kompensim për të përballuar koston më të lartë të shërbimit për zona më të largëta, por Posta e Kosovës deri më tani kurrë nuk ka marrë kompensimin e merituar, si rrjedhojë e mungesë të akteve nën-ligjore të institucioneve kompetente e kapaciteteve njerëzore në vetë ndërmarrjen”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka theksuar se sot kjo padrejtësi po adresohet për herë të parë dhe pagesa e SHUP nga Qeveria e Kosovës do të ndihmojë që Posta e Kosovës të përmirësojë operimin e ndërmarrjes e investimet e nevojshme që kanë munguar me dekada./rtk
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...