Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues të kabinetit të Ministrisë së Ekonomisë sot kanë pritur në takim Drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, Specialistin e Sektorit të Energjisë, Rhedon Begolli dhe Specialisten e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Trandelina Baraku.
Në takim përfaqësuesit e ME-së dhe ata të BB-së kanë diskutuar në detaje projektet e Bankës Botërore në Kosovë të cilat bien nën përgjegjësinë e ME-së.
Të dyja palët kanë shprehur interesim dhe vullnet për të thelluar bashkëpunimin afatgjatë mes të dy institucioneve.
Gjatë këtij takimi u diskutua për projekte të përbashkëta në fushën e energjisë, zhvillimin e sektorit privat si dhe fokusin në nivel mikroekonomik. Përderisa të dyja palët pajtohen që rruga e drejtë për zhvillim mbetet ajo e energjisë së gjelbërt, përballueshmëria dhe qëndrueshmëria e projekteve mbesin si elementet kryesore të zhvillimit dhe do të eksplorohen më tutje përmes analizave, rekomandimeve të politikave dhe studimeve të përbashkëta./arbresh.info/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...