Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se kanë ulur pagesën e kandidatëve për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës, për 50%.
Sipas Haxhiut nga 100 euro sa kanë paguar deri më tani kandidatët për paraqitjen e këtij provimi, tani do të paguajnë vetëm nga 50 euro.
“Në kuadër të kompetencave të mia, sot kam ndryshuar vendimin lidhur me pagesën e kandidatëve për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës. Kemi ulur deri në 50% këto pagesa.
Nga shuma 100 euro sa kanë paguar deri tani, kemi vendosur që kandidatët që hyjnë në Provim të Jurisprudencës të paguajnë shumën prej 50 euro.
Ndër prioritetet tona është po ashtu edhe krijimi i kushteve sa më të mira për juristët e rinj të cilët nesër synojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe që do të japin kontribut në interesin publik”, thuhet në njoftimin e Haxhiut.
Postimi i plotë:
Në kuadër të kompetencave të mia, sot kam ndryshuar vendimin lidhur me pagesën e kandidatëve për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës. Kemi ulur deri në 50% këto pagesa.
Nga shuma 100 euro sa kanë paguar deri tani, kemi vendosur që kandidatët që hyjnë në Provim të Jurisprudencës të paguajnë shumën prej 50 euro.
Ndër prioritetet tona është po ashtu edhe krijimi i kushteve sa më të mira për juristët e rinj të cilët nesër synojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe që do të japin kontribut në interesin publik.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit