Google ADS

Ministria e Drejtësisë publikon emrat e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës                                                                   

13:40 | 27 Gusht 2020
L G

Ministria e Drejtësisë ka publikuar sot emrat e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës.

Përmes një konference për media, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi  tha se tashmë është formuar ky komision.

Ai, tha se lista me emrat e anëtarëve të këtij komisioni do t’i niset Qeverisë së Kosovës e pastaj shkon në Kuvend.

“Themelimi i këtij provimit të Jurisprudencës, është themeluar nga kjo ministri e së bashku në departamentin përgjegjës e dorëzojmë në Qeveri, e me pas presim miratim nga Kuvendi i Kosovës, tha ministri Selimi, raporton arbresh.info.

Ai, bëri të ditur emrat e gjithë anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës.

Pjesë e këtij komisioni janë Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kreu i Supremes, Enver Peci, kreu i Apelit, Hasan Shala e të tjerë.

“Me këtë janë përzgjedhur  Aleksandër Lumezi pyetës i lëndës “E drejta Penale”, dhe  zëvendës i tij prokurori Besim Kelmendi,  Hasan Shala pyetës i lëndës “E drejta Civile” me zëvendës Rafet Haxha, Nebojsha Boriciq pyetës i lëndës “E drejta Tregtare” me zëvendës gjyqtari Mahir Tutuli,  Aferdita Bytyqi pyetsje e lëndës “E drejta Kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor, bazat e sistemit evropian dhe të drejtat e njeriut” me zëvendësues Qerim Fazliu, si dhe Enver Peci pyetësi i lëndës “E drejta e punës dhe e drejta administrative”  me zëvendsues Shqipe Qerimi”, tha ministri Selimi.

Në ligjin 04/ L-141, Këta personat të përzgjedhur do të kenë mandat 2 vjeçar.

Selimi tha se me Ligjin e ri për provimin e jurisprudencës që filloi të zbatohet nga janari i këtij viti rregullohen kushtet dhe procedura e dhënies së provimit të jurisprudencës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme