Google ADS

Ministria e Drejtësisë: Procesi i testimit me shkrim për dhënien e provimit të jurisprudencës karakterizohet si i rregullt

10:16 | 29 Maj 2024
E.G

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë fundjavës së kaluar kandidatët për dhënien e provimit të Jurisprudencës i janë nënshtruar testimit me shkrim.

Sipas njoftimit, në këtë proces kanë marrë pjesë 729 kandidatë, shkruan Arbresh.info.

Ministria e Drejtësisë njofton se 5 kandidaëve i’u është anuluar testi për shkak të mos respektimit të rregullave për mbarëvajtjen e provimit.

“Testimi me shkrim është mbajtur në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” dhe si proces është karakterizuar përgjithësisht si i rregullt dhe pa incidente.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme