Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, përmes kësaj komunikate njofton opinionin publik dhe mediat se ka pranuar opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, përmes së cilit është konstatuar se nuk ka pasur konflikt të mundshëm të interesit në procesin e provimit të noterisë.
Në opinionin e AKK-së me numër protokolli 06-2118/19, thuhet se pas hapjes dhe inicimit të rastit, janë ndërmarr gjitha hetimet, analizimet dhe vlerësimet për pretendime për konflikt të mundshëm të interesit në procesin e provimit për Noter dhe pas vlerësimit të rrethanave lidhur me rastin konkret AKK ka ofruar këtë opinion:
“ Është identifikuar, është deklaruar dhe është shmangur konflikti i interesit nga Anëtarët e Komisionit për dhënien e Provimit të Noterisë, në pajtim me nenin 6, paragrafi 3 i Udhëzimit Administrativ MD- NR. 01/2019 për mënyrën e dhënies dhe programin e Provimit për Noterinë”, thuhet në opinionin e AKK-së.
Ndër tjerash, opinioni i AKK-së, thotë se procesverbalet kanë dëshmuar se personat e apostrofuar për konflikt të interesi janë deklaruar dhe zëvendësuar me kohë.
“ Është nënshkruar deklarata e fshehtësisë nga Anëtarët e Komisionit për dhënien e Provimit të Noterisë, në pajtim me nenin 13 , paragrafi 2 i Udhëzimit Administrativ MD Nr.01/2019, për mënyrën e dhënies dhe programin e provimit për Noterinë si dhe janë zëvendësuar me të tjerët, të gjithë Anëtarët e Komisionit që kanë deklaruar konflikt të interesit me ndonjë nga pjesëmarrësit në provim”, thuhet në opinionin e AKK-së.
Ky opinion nga institucioni kompetent për vlerësimin e gjendjes ose jo të konfliktit të interesit, i hedhë poshtë të gjitha dyshimet eventuale dhe konfirmon legjitimitetin e plotë të reformës që është duke u zbatuar.
Ministria e Drejtësisë është e angazhuar për t’i ofruar qytetarëve të Republikës së Kosovës një sistem noterial profesional, efikas dhe të qasshëm që është në shërbim të drejtpërdrejtë ndaj tyre dhe qasjes në drejtësi si një nga komponentët themelore të sistemit të drejtësisë. /arbresh.info/
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...