Google ADS

Ministria e Drejtësisë merr masa për arratisjen e të burgosurit nga QKUK

13:40 | 2 Tetor 2017
L G

Ministria e Drejtësisë ka paralajmëruar se ka ndërmarr masat e nevojshme për  hetim të pavarur në rastin e arratisjes  së një të dënuari nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, raporton arbresh.info.

“Ministria e Drejtësisë, përmes kësaj komunikate njofton qytetarët se, duke u bazuar në mandatin ligjor të saj, ka ndërmarrë masa të nevojshme për t’i dhënë mundësi hetimit të pavarur dhe të pandikuar në lidhje me rastin e fundit të arratisjes nga QKUK-ja, të një personi në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese të Dubravës” thuhet në njoftim.

Duke shfrytëzuar mandatin ligjor, sipas këtij njoftim janë marrë masat për fillimin e hetimit të përgjithshëm si nga ana e policisë, inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë dhe komisionit hetues në nivel ministrie.

Paralelisht me këtë, janë suspenduar nga puna deri në përfundimin e hetimeve, U.D e Drejtorit të Qendrës Korrektuese të Dubravës, si dhe dy oficerë përgjegjës për rastin.

Ministria e Drejtësisë është e vendosur që çdo parregullsi në fushën e drejtësisë dhe mekanizmave të saj të adresohet në përgjegjësi zyrtare dhe ligjore, në mënyrë që të rritet përkushtimi dhe efikasiteti i zbatimit të ligjit dhe të parandalohet çdo keqpërdorim i mundshëm gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht rrethanave dhe arsyeve. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme