Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, së bashkë me UD. Drejtorin e Agjensionit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar, Enver Krasniqi dhe me Shefen e Divizionit për Evropën Juglindore dhe Lindore të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, Heike Backofen -Wernecke, i kanë dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës një veturë të konfiskuar, e cila me përkrahjen e GIZ-it gjerman është shndërruar në autoambulancë.
Sipas ministrisë, kjo autoambulancë do të përdoret për nevojat e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan, shkruan Arbresh.info.
“Ministria e Drejtësisë synon të kthejë pasuritë e konfiskuara në interes të përgjithshëm, duke shndërruar automjete në shërbime mjekësore si ky rast.”, thuhet në njoftim.
Përveç kësaj, përmes AAPSK-së, Ministria ka dhënë në shfrytëzim edhe dy banesa për qëllime sociale, si dhe automjete për nevojat e policisë dhe institucioneve të tjera.
“Ky përdorim i pasurive të konfiskuar synon të përçojë mesazhin se “krimi nuk vlen” dhe se çdo pasuri e fituar në mënyrë të paligjshme do të konfiskohet dhe përdoret për dobi të përgjithshme.”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...