Google ADS

Ministria e Drejtësisë e konfirmon: Kosova ia dërgon Serbisë dokumentacionin për vrasjen e Ivanoviqit

14:51 | 9 Shkurt 2018
Arbresh.info

Me anë të Zyrës së EULEX-it në Beograd, Ministria e Drejtësisë sot ia ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, dokumentacionin lidhur me vrasjen e Olivec Ivanoviqit.

Këtë e ka konfirmuar për Express edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ai tha se tashmë dokumentacioni i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë në Serbi.

Dokumentacioni përmban një raport të autopsisë dhe një regjistër të hetimit, dhe do të përcillet në Prokurorinë për Krim të Organizuar, njoftoi Ministria e Drejtësisë, shkruan Tanjug.

Kujtojmë se lideri i SDP-së, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar para selisë së tij në veri të Mitrovicës.

Ivanoviq la prapa bashkëshorten dhe tre fëmijë./Express/

Të ngjashme