Ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati sot ka pritur në një takim pune drejtoren ekzekutive të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës Igballe Rogova me bashkëpunëtore.
Sipas njoftimit për media në këtë takim ministri Murati tregoi për të arriturat dhe sfidat që ka ministria në fushën e barazisë gjinore. Gjithashtu ai e konsideroi të nevojshëm bashkëpunimin në të gjitha fushat me RRGGK-në për të avancuar barazinë gjinore jo vetëm brenda ministrisë dhe aktiviteteve të saj por edhe në punën e saj me diasporën, transmeton Arbresh.info,
Rogova nga ana e saj duke vlerësuar punën e Ministrisë së Diasporës në fushën e barazisë gjinore në emër të RRGGK-së i ofroi Ministrisë së Diasporës të jetë pjesë e projektit të saj për të ndihmuar institucinet e vendit në buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, i cili sipas saj është edhe obligim ligjor.
Në anën tjetër sipas konunikatës thuhet se duke e konsideruar tejet të rëndësishme buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, Ministri Murati shprehu përkushtimin e tij që Ministria e Diasporës të jetë pjesë e këtij projekti të RRGGK-së dhe u vendos që menjëherë të procedohet me vendosjen e pikave të kontaktit si dhe me përcaktimin e agjendës së punës së përbashkët në ditët në vijim./Arbresh.info
Vizita shtetërore e Kuvendit të Shqipërisë, policia njofton ...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s