Google ADS

Ministria e Diasporës ka një njoftim për bashkatdhetarët

10:34 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

Ministria e Diasporës ka kërkuar nga bashkatdhetarët që vijnë në atdhe që para se të nisen për në Kosovë të konsultojnë uebfaqen e MPB e cila çdo ditë e pasqyron situatën në pikat kufitare.

“Meqë tash është koha e pushimeve, kur bashkatdhetarët vijnë në atdhe, Ministria e Diasporës u rekomandon që paraprakisht, para se ta marrin rrugën për në Kosovë,  ta konsultojnë vebfaqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme,  përkatësisht  Qendrën kombëtare të menaxhimit kufitar, e cila për çdo ditë pasqyron situatën në pikat kufitare, duke treguar edhe për kohën e pritjes”, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, bashkatdhetarët do të kenë mundësi të kalojnë aty ku e kanë më lehtë dhe ku nuk krijohet kolonë e gjatë pritjeje.

“Për shkak të punimeve në terminalin e ri, por edhe për shkak të përqendrimit  që ndodh në Merdare gjatë ardhjes së mërgimtarëve, ajo pikë kufitare mund të jetë më problematikja  sa u përket pritjeve, andaj Ministria e Diasporës, në konsultim me Policinë e Kosovës, rekomandon që, aq sa ka mundësi, të shmanget ajo pikë dhe të shfrytëzohen pikat e tjera kufitare.

Për çfarëdo problemi ose halli që mund t’u paraqitet gjatë rrugës, bashkatdhetarët menjëherë t’i njoftojnë Policinë e Kosovës dhe Zyrën e Kosovës në Beograd në: + në +38166247743 dhe [email protected], por edhe Ministrinë e Diasporës në: [email protected].”, përfundon njoftimi./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme