Ministria e Diasporës dhe Ministri Gashi fshehin skandalet e drejtorit Avdyl Lipoveci, nuk i përgjigjen portalit

17:50 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Portali Arbresh.info ditë më pati raportuar për keqpërdorim të faturave të udhëtimeve zyrtare në Ministrinë e Diasporës të cilën e udhëheq ministri Dardan Gashi. Drejtori i Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, Avdyl Lipoveci ka keqpërdorur dhe falsifikuar faturat e udhëtimeve zyrtare.

Portali Arbresh.info ka publikuar dokumente për këto shkelje që ka bërë drejtori Lipovrci.

Për këtë, Arbresh.info ka kontaktuar shefin e kabinetit të Ministrit Gashi, Burim Krasniqi, për të marr një përgjigje lidhur me skandalet e raportuara të drejtorit në fjalë dhe, masat që do të duhej të ndërmerreshin për të pasi që drejtoria për komunikim me publikun nuk i është përgjigjur pyetjeve të dërguara nga portali.

Krasniqi në përgjigjen e tij në telefon i ka thënë portalit t’i ripërsëris pyetjet sepse do të kthehen përgjigjet në afat ligjor, gjë kjo e cila nuk ka ndodhur. Po ashtu ai në përgjigjen e tij në telefon për Arbresh.info me injorancë tha se ‘dihet se si po i siguroni ju këto informata’.

Arbresh.info ka tentuar prapë pas një jave të marr një përgjigje por çasja ishte e pamundur.

Nga kjo konkludojmë se kjo Ministri dhe Ministri i saj Dardan Gashi po fshehin edhe një mori skandalesh tjera. Madje ata po i ikin edhe medieve duke mos dhënë përgjgije.

E nga praktikat e ndryshme, Ministri Dardan Gashi thuajse çdo ditë është i përfshirë në skandale të cilat raportohen në medie. Kështu që nuk do të thotë që ai të mos jetë i përfshirë edhe në këtë skandal të radhës së bashku me drejtorin Avdyl Lipoveci ku kanë keqpërdorur paranë publike.

Arbresh.info ka kontaktuar edhe Prokurorinë e Kosovës për të marr një përgjigje se a do të duhej të niseshin hetime ndaj këtyre shkeljeve, por nuk ka marr asnjë përgjigje./Arbresh.info

Lexo edhe:

SKANDALOZE: Ministri Gashi nuk merr masa ndaj drejtorit Lipoveci edhe pas publikimit të skandaleve të tij, e favorizon atë (DOKUMENT)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme