Google ADS

Ministria e Bujqësisë kërkon nga fermerët të mos i djegin hamulloret

21:09 | 1 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, u ka bërë thirrej fermerëve të mosdjegien e hamulloreve.

Sipas tyre në kohën kur vendi po përballet me temperatura të larta, djegeja e hamulloreve përmes që ndotë ambientin shkakton edhe dëme tjera duke e vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve.

“Me shqetësim po i ndjekim dhe pranojmë raportimet për djegjen e hamulloreve nga disa fermerë në disa komuna të Republikës së Kosovës. MBPZHR-ja ju bën apel të gjithë fermerëve që të shtojnë kujdesin dhe përkushtimin e tyre për ndaljen e djegëjes së hamulloreve.
Jemi duke e përjetuar një mot me temperatura mjaft të larta, prandaj edhe djegiaa e hamulloreve, pos që shkakton ndotje të ambientit, shkakton dëme të tjera të shumëta duke rrezikuar edhe jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Djegia e kashtës do të jetë potencial i zjarreve që do të rrezikoj pasurinë e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegien e pyjeve.
Ne si institucione qendrore, pas adresimit të këshillave dhe kërkesa e për ndaljen e djegies së hamulloreve, do të jemi të detyruar që të shqyrtojmë edhe shqiptimin e masave ndaj secilit që djeg hamulloren e tij apo të tjetrit.
Prandaj, ju lutemi edhe njëherë ruani parcelën e Juaj nga djegija, ruani shëndetin dhe jetën Tuaj dhe tjetrit, si dhe pasurinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e ministrisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme