Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, konkretisht Agjencia Pyjore e Kosovës në një ceremoni zyrtare pranoi dy dronë – donacion nga programi “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve në Kosovë”, i financuar nga Ambasada Suedeze në Prishtinë dhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara – FAO.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtyre dronëve u shpreh duke se kjo ndihmë është shumë domethënëse për sektorin dhe për arritjen e objektivave të përbashkëta që i kemi me partnerët tanë.
“Përmes përdorimit të teknologjisë moderne në mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve, siç janë edhe këta dronë me mundësi dhe performanca të jashtëzakonshme, do të kemi mundësi më të mira për monitorimin e shfrytëzimit të pyjeve me fokus të posaçëm në evidentimin dhe parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve dhe ruajtjen e tyre si pasuri kombëtare”, tha mes tjerash Ministri Peci.
Nga ana tjetër, Naser Krasniqi, përfaqësues vendor nga FAO në prani të Ministrit Peci bëri demonstrimin e funksionimit të dronëve të cilët kanë performancë të jashtëzakonshme, si dhe ofrojnë kapacitete të larta të monitorimit dhe incizime për analiza të ndryshme të terreneve pyjore.
“Ndryshe, para dorëzimit të këtyre pajisjeve, programi i FAO-s organizoi trajnim katër ditor për personelin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës të cilët do të jenë përgjegjës për përdorimin e këtyre dronëve.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
“Trajnimi kishte për qëllim njoftimin për procedurat dhe aspektet ligjore që kërkohen në përdorimin të tyre në Kosovë, si dhe tema teknike rreth mundësive dhe mënyrës së përdorimit të tyre në pylltari.”, thuhet tutje./Arbresh.info
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...