Google ADS

Ministria e Arsimit tender për sigurimin shëndetësor të disa nxënësve, ndanë mijëra euro!

20:44 | 13 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Ministria e Arsimit ka bërë njoftimin e radhës për tender, me anë të prokurimit.

Këtë herë, dikasteri që udhëhiqet nga Ramë Likaj ka planifikuar të bëjë sigurimin shëndetësor të nxënësve për 6 Qendrat e Kompetencës në Kosovë.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës është 120 mijë euro, shkruan indeksonline.

Tutje, bëhet me dije se afati i fundit për pranimin e tenderëve është deri më 25 qershor. Ndërkohë që kohëzgjatja e kontratës planifikohet të bëhet për 24 muaj.

Kujtojmë faktin se çdo qendër e kompetencës ofron aftësimin në profile të ndryshme profesionale brenda një fushe të aktivitetit të përcaktuar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme