Si shumë projekte që ngelin në gjysmë për shumë arsye, edhe projekti i Ministrisë së Arsimit për ndërtimin e shkollës së mesme “Fan Noli” në Kamenicë ka mbetur në këtë gjendje.
Punimet nuk po zhvillohen që nga viti kaluar dhe kjo është shqetësuese për prindërit për shkak se fëmijët e tyre duhet enden nëpër shkolla të ndryshme për të ndjekur mësimin.
“Unë i kam tre fëmijë që i çoj herë te shkolla ‘Dëshmorët e Kombit’, herë i kthejmë në teknikë. Do të thotë janë mbi 300 nxënës nuk e dinë ku e kanë shkollën, duke i bartur herë në një klasë të vogël e herë në një të madhe. Gjatë dimrit kanë problem me ngrohje”, ka thënë për RTK-në prindi Mitat Jerliu.
“Është shumë shqetësuese, si për ne ashtu edhe për fëmijë sepse sa po ambientohen në një shkollë, po duhet t’i bartim në një shkollë tjetër”, ka thënë Tile Rexha.
Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Kamenicës, Vaxhid Rexhepaj, nuk i di arsyet e ndërprerjes se punimeve në këtë shkollë, por shton se është dashur ta bëjnë revidimin e projektit, duke e dërguar në Ministrinë e Arsimit e cila është në negociata me operatorin ekonomik.
“Ne nuk kemi ndonjë informacion se përse janë ndalur punimet, për arsye se e gjithë procedura është zhvilluar nga Ministria e Arsimit. Ata e kanë filluar procedurën, e kanë nënshkruar kontratën dhe ata e mbikëqyrin dhe menaxhojnë komplet ndërtimin e shkollës Fan Noli në Kamenicë”, ka deklaruar Rexhepaj.
Nga ana tjetër, Inspektorati i Ministrisë së Arsimit nëpërmjet një përgjigje me shkrim, ka thënë se Operatori ekonomik që nga muaji nëntor 2023 nuk ka zhvilluar punime dhe bazuar në bisedat dhe shkresat që janë bërë,
MASHTI ka shkëputur kontratën bazuar në kushtet e kontratës dhe Ligjit të Prokurimit Publik.
Sipas Ministrisë është kontraktuar një operator tjetër dhe se punimet pritet të nisin pas disa ditësh, duke i ndarë ka ndarë mjete në vlerë prej 700.000.00 eurosh, derisa i gjithë ndërtimi do të kushtojë afro 1 milion e 700 mijë euro dhe pritet të përfundojë brenda tri vitesh.
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së