Lodhesh kot të konkurrosh në ministrinë e Arsimit nëse nuk je anëtar i NISMAS. Edhe pse nuk shkruan, duket se kriter kryesor për ta siguruar një vend pune është të jesh pjesë e subjektit politik që udhëhiqet nga Fatmr Limaj, transmeton Gazeta inFokus.
Një konkurs që ka hapur Ministria e Arsimit, janë punësuar anëtarë, kandidat për asamble komunalë nga nisma dhe njerëz të afërm me ministrin. Se ka punësime në bazë të preferencave partiake e pranon edhe vet, deputeti i NISMËS, Haxhi Shala
Ministria e Arsimit, ka shpallë konkurs ku kërkohen dy zyrtarë për tekste shkollore.
Por pavarësisht interesimit të madh për një vend pune, jo të gjithë e kanë fatin të pranohen.
Në konkursin e shpallur nga MASH-ti për dy pozita, përparësi duket se patën militantët e Nismës Social Demokrate.
Mjafton një kërkim në Facebookun e personave që janë pranuar për ta vërtetuar se cilës parti i takojnë të punuësuarit në ministrinë që drejtohet nga NISMA.
Bile disa nga ta kanë edhe foto me ministrin aktual të arsimit, Shyqeri Bytyqin.
Në listën e të punësuarave gjendet edhe një ish kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal të Malishevës.
Është ky Veton Kastrati, cili është rehatuar në MASH-të si zyrtar për aftësim profesional.
Si zyrtar i lartë për arsim të lartë privat u rahatua edhe aktivisti tjetër i Nismës. Pajtim Kleçka.
Për këto punësime janë në dijeni edhe Komisioni për Arsim të cilin e udhëheq, Ismajl Kurteshi.
Se ka punësime partiake e kishte pranuar edhe deputeti i Nismës, Haxhi Shala në emisionin Frontal në T7.
Madje Shala e kishte pohuar që bashkë partiakët e tij, kanë përparësi në punësime.
Punësimet me shërbime të veçanta po i kundërshton edhe kryetari i Këshillit të Pavarur të Mbikëqyrjes për Shërbim Civil, Eshref Shabani.
Shabani në një përgjigje elektronike për T7 thotë se kontratat mbi vepër janë të ndaluara.
Sipas Shabanit me kontratë mbi vepër rekrutohet ndonjë person për punë specifike dhe se pagat e të punësuarave bëhen përmes mallrave dhe shërbimeve nga buxheti e që është shkelje.
Ndërkohë nga MASHT askush nuk ka pranuar të flasë për këtë temë, përkundër interesimit të televizionit.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...