Google ADS

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kërkon miratimin e Projektligjit për Prishtinën

10:33 | 27 Tetor 2017
Arbresh.info

Është duke u mbajtur mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën është duke u bërë shqyrtimi në parim i Projektligjit për Prishtinën.

Zëvendësministri i MAPL Bashkim Krasniqi tha se qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i kryeqytetit i cili ka funksion ndryshe nga komunat e tjera.

“Sfidë kryesore e Qeverisë është krijimi i një kornize të mirëfilltë me direktivat e BE. Organizimi dhe funksionimi i kryeqytetit. Ndërsa kompetencat shtesë në bazë të këtij ligji janë krijimi i policisë për kryeqytetin, mbrojtja shëndetësore, kryeqyteti themelon spitalin e tij, financimi shtesë ka thënë ai, shkruan arbresh.info.

Ai ka kërkuar nga komisioni që të miratoj këtë projektligj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme