Ministria e Infrastrukturës ka emëruar zëvendës-drejtorët në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror pa i respektuar aktet ligjore dhe janë duke u paguar që nga Korriku 2016.
Qeveria e Kosovës ka rënë në lajthitje nga ana e ministrit Lutfi Zharku, duke aprovuar vendimin për përzgjedhje të kandidatëve pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me të gjitha dispozitat që rregullojnë marrëdhëniet e punësimit në Kosovë. Këtë konstatim e ka bërë Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës Për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), i cili ka konstatuar shkelje të procedurave të përzgjedhjes së dy zëvendës-drejtorëve në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror që funksionin në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës (MI) dhe ka kërkuar anulimin e konkursit.
Kjo pasi sipas arsyetimit të vendimit, ata kanë konstatuar se MI ka shpallur konkurs për pozitën e zëvendës-drejtorit për shërbime operative dhe administrative dhe financuar në ASHNA në kundërshtim me dispozitat ligjore të ligjit Nr.04/L-250 për ASHNA nenin 8 paragrafi 3 ku thuhet:
“Kompetencat, përgjegjësitë, kriteret dhe procedurat për emërimin dhe shkarkimin e zëvendës-drejtorëve bëhet përmes aktit nënligjor të cilin e nxjerr Qeveria”.
Sepse, në kohën kur është shpallur konkursi për pozitën në fjalë nuk ka pasur akt nënligjor me të cilin Qeveria të ketë plotësuar kushtin sipas dispozitës së lartshënuar për emërimin e zëvendës-drejtorëve në ASHNA.
Këshilli po ashtu sipas vendimit, konstaton se Ministria e Infrastrukturës nuk ka mund të shpallë konkursin për pozitat e zëvendës-drejtorëve të ASHNA-së , pa u nxjerr akti nënligjor nga Qeveria sepse me ligjin për Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror është përcaktuar obligimi ligjor për nxjerrjen e aktit nënligjor për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për emërim për këto pozita.
Hapja e konkursit pa u përcaktuar kriteret paraprakisht me aktin nënligjor, përbën shkelje të dispozitave ligjore, pasi që asnjë organ i administratës nuk ka mundur të përcaktojë kriteret për emërim për këto pozita, pa u nxjerr akti nënligjor nga Qeveria e Kosovës.
Në vendimin të cilin e ka siguruar redaksia sqarohet mënyra dhe procedurat e zgjedhjes sipas ligjeve:
ligji i Agjencisë, Neni 8.3 i Ligjit Nr. 04/L-250 për ASHNA-në, përcakton se emërimi dhe shkarkimi i zëvendës drejtorëve duhet të realizohet përmes aktit nënligjor: ”Kompetencat, përgjegjësitë, kriteret dhe procedura për emërimin dhe shkarkimin e zëvendësdrejtorëve behët përmes aktit nënligjor të cilin e nxjerr Qeveria.
Po ashtu neni 6.3 përcakton që “Me propozim të Ministrit, Qeveria më akt nënligjor cakton formën e kompensimit dhe përfitimet tjera të cilat i paguhen Drejtorit dhe Zëvendësdrejtorëve”. Ky akt nënligjor ende nuk është nxjerr nga qeveria dhe zv. drejtorët paguhen që nga Korriku 2016.
KPMSHCK ka konstatuar se komisioni, me qëllim i anashkalon dispozitat ligjore të Ligjit Nr. 04/L-250 për ASHNA-në (Ligj i sponsorizuar nga Ministria e Infrastrukturës), për të mbuluar shkeljet me rastin e përzgjedhjes së kandidatëve në këto pozita.
Rekrutimi është përcjell kryesisht në shkelje procedurale të ligjit Nr. 04/L-250 të ASHNA-së, Ligjin Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, Udhëzimit Administrativ Nr.14/2011. Për Procedurat e Themelimit te Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, Rregullores 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës, Rregulloreve nr. 06/2010 dhe 06/2012 për pozitat e larta drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
Ministri i Infrastrukturës i propozon emrat e zv-drejtorëve në Qeveri për emërim në këto pozita, pasi që ligji decidivisht përcakton procedurat për përzgjedhje dhe emërim vetëm të drejtorit të ASHNA-s (neni 6.2), por jo edhe dy pozitat e zv-drejtorëve të parapara me ligj për funksionim më të mirë të Agjencisë (kërkohet paraprakisht nxjerrja e UA, neni 8.3).
Mos publikimi i emrave të përzgjedhur dhe mosdhënia e mundësisë për ankesë, në harmoni me dispozitat ligjore (neni 5 i ligjit Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil), para se emrat të dorëzohen ne Qeveri të Kosovës për aprovim (edhe pse pa bazë ligjore).
Qeveria e Kosovës ka rënë në lajthitje nga ana e Ministrit, kur ka aprovuar vendimin për përzgjedhje të kandidatëve pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me të gjitha dispozitat që rregullojnë marrëdhëniet e punësimit në Kosovë.
Shkelja e këtyre akteve për përzgjedhjen e kandidatëve, nënkupton shkeljen e ligjit të ASHNA-s në vazhdimësi, ngase kandidateve të përzgjedhur kundërligjshëm, u caktohet edhe kompensimi – paga (duhet të caktohet me akt nënligjor- neni 6.3 i ligjit Nr.04/L-250).
Për kundër insistimit të “KosovaPress”, nuk kemi marrë përgjigje nga MI e as nga zyra e kryeministrit Isa Mustafa, pasi për këto shkelje është e njoftuar edhe zyra e tij.
Zyrtari për informim në MI, Arbër Gashi, ka premtuar se do të kthejë përgjigje lidhur me këtë çështje, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...