Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha sot se do të jetë vështirë të shkohet me lirimin e masave për veprimtari të tjera përderisa në veprimtaritë e lejuara përgjatë fazës së dytë dhe të tretë të hapjes graduale nuk respektohen masat e marra nga Qeveria e vendit dhe rekomandimet e IKSHPK-së.
“Disa veprimtari të tjera të parapara për t’u rivlerësuar në fazën e III-të duhet marrë më shumë kujdes, për shkak në njërën anë të presionit të madh që vjen prej tyre për t’u liruar, dhe në anën tjetër rrezikut të përhapjes së virusin, pasi që shumica prej tyre kanë të bëjnë me fluks të madh të qytetarëve që gravitojnë në to apo që janë pjesëmarrës dhe në veprimtaritë e lejuara respektimi i masave nuk po ndodh”, tha ai, transmeton arbresh.info
Ministri Zemaj tha kështu në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me Coronavirus Covid-19, në të cilin u bisedua për situatën aktuale rreth Covid-19 në Kosovë.
Ai tha se duhet vazhduar me një përcjellje aktive të situatës lidhur me Covid -19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë të virusit dhe mbajtjes në kontroll të tij.
“Të vetdijshëm për numrin në rritje të rasteve që kanë rezultuar pozitive në Covid-19 ditëve të fundit, jemi të obliguar që të ndërmarrim masa adekuate me qëllim që, ky numër të mos kthehet në ngarkesë për spitalet tona dhe personelin shëndetësor. Është më se evidente se lirimi i shumë veprimtarive përgjatë fazës së II-të dhe të III-të të hapjes graduale ka sjellë edhe shtimin e rasteve pozitive në Covid-19, por kësaj duket që i ka kontribuar edhe ulja e kujdesit nga vet qytetarët, por edhe moszbatimi adekuat i masave mbrojtëse nga ana e bizneseve dhe subjekteve, veprimtaritë e të cilave janë liruar”, tha Ministri.
Ai kërkoi nga inspektoratet, që secili brenda fushë veprimtarisë së tij, të mbikëqyr dhe zbatojë masat e ndërmarra, në veçanti në sektorin e gastronomisë, ku mospërfillja e tyre është e theksuar.
Ministri theksoi se duhet analizuar edhe procesin në shkolla dhe institucione edukative, ndërkohë që kërkoi nga secili sektor, për fushën e veprimtarive së vet, që të që të jetë më shumë përgjegjës për implementimin e masave të marrë secili në fushën e tij si ne asistencë me udhëzues apo rekomandime, ashtu edhe me implementim.
Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu tha se MPB do t’i respektojë dhe do të veprojë sipas të gjitha rekomandimeve që jep MSh dhe institucionet e tjera përgjegjëse në menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe bashkë me agjensionet e saj do të zbatojë masat.
Në këtë takim, u theksua numri në rritje i personave që ditëve të fundit kanë rezultuar pozitiv në Covid-19, që ka sjellë rritjen edhe numrit të personave të hospitalizuar, ndërkohë që, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani si kryes i grupit të përbashkët me MSh, i dorëzoi Ministri Zemaj Draft –Manualin që do t’u shërbejë veprimtarive të lejuara dhe atyre që do të lirohen në të ardhmen me udhëzimet për parandalim dhe mbrojtja nga Coronavirusi Covid-19 gjatë ushtrimit të veprimtarive./arbresh.info/
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...