Google ADS

Ministri Zemaj dhe inspektorët komunal, largojnë nga kafiteritë qytetarët që nuk po respektojnë masat ndaj Covid-19

22:53 | 30 Qershor 2020
L G

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me Inspektorët  komunal të Komunës së Prishtinës kanë dalur për të inspektuar kafiteritë, për të parë nëse po respektohen masat për mbajtjen e distancës në kohë pandemie.

Në këto orë, ministri Zemaj dhe inspektorët nga fotografitë e siguruara nga portali arbresh.info shihet se po inspektohen kafiteritë tek të ashtuquajturat “Kafet e rakisë” në kryeqytet.

Ministri dhe inspektorët po u kërkojnë pronarëve të lokaleve, si dhe frekuentuesve të kafiterive që të respektojnë rregullat dhe masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Arbresh.info merr vesh se ata të cilët nuk kanë respektuar distancën, po u kërkohet të largohen nga kafiteritë./arbresh.info

 

 

Të ngjashme