Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me Inspektorët komunal të Komunës së Prishtinës kanë dalur për të inspektuar kafiteritë, për të parë nëse po respektohen masat për mbajtjen e distancës në kohë pandemie.
Në këto orë, ministri Zemaj dhe inspektorët nga fotografitë e siguruara nga portali arbresh.info shihet se po inspektohen kafiteritë tek të ashtuquajturat “Kafet e rakisë” në kryeqytet.
Ministri dhe inspektorët po u kërkojnë pronarëve të lokaleve, si dhe frekuentuesve të kafiterive që të respektojnë rregullat dhe masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Arbresh.info merr vesh se ata të cilët nuk kanë respektuar distancën, po u kërkohet të largohen nga kafiteritë./arbresh.info
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...