Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë , Joern Rohde, me të cilin ka këmbyer informata sa i përket situatës epidemiologjike me Covid-19 në dy shtetet.
Ministri Zemaj tha se Kosova, Gjermania, por edhe i tërë globi tashmë kanë vu në funksion të gjithë mekanizmat shtetëror për të vetmin qëllim, që t’ia dalin karshi pandemisë, raporton arbresh.info.
“Statistikat e të infektuarve me infeksionin Covid -19, janë tejet shqetësuese për vendin tonë dhe kontinentin, prandaj këmbimi i përvojave në menaxhimin e situatës, sikur edhe përkrahja e Gjermanisë për Kosovën, është shumë e rëndësishme.
Ministri Zemaj falënderoi Ambasadorin për përkrahjen dhe partneritetin e ofruar, duke ritheksuar se Kosova dhe populli i saj janë të bekuar me gatishmërinë që kanë popujt dhe shtetet mike për të na ndihmuar në këtë kohë të vështirë.
Ai e ka informuar ambasadorin Rohde edhe për mobilizimin e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturën shëndetësore për t´iu përgjigjur nevojave të kësaj vale të infeksionit./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...