Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, vizituan sot Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” të Gjakovës.
Gjatë kësaj vizite, drejtori i këtij spitali, z. Hilmi Shala e ka njoftuar ministrin me aktivitetet e këtij institucioni shëndetësor në ballafaqimin me pandeminë Covid-19 dhe sfidat e hasura gjatë kësaj kohe.
Ai ka theksuar se motivimi i punonjësve të spitalit ka qenë i lartë, por ka nevojë për fuqizimin e kuadrit, sepse ka mungesa në disa shërbime dhe, gjithashtu, edhe infrastruktura spitalore është e vjetëruar në disa shërbime, në veçanti në shërbimin e dializës.
Ministri Zemaj ka falënderuar personelin shëndetësor të spitalit për përkushtimin e treguar në luftimin e pandemisë Covid-19 dhe i ka inkurajuar ata që ta mbajnë nivelin e lartë të profesionalizmit, ndërkohë që tha se MSh do t’i adresojë shqetësimet e ngritura.
Ai ka thënë se si institucionet shëndetësore, ashtu edhe veprimtaritë e tjera duhet ta zbatojnë Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19.
Ministri Zemaj tha se krahas ballafaqimit ditor me Covid-19, rëndësi e madhe t’i kushtohet edhe fuqizimit dhe vijimësisë së shërbimeve të tjera shëndetësore në spital, ashtu që të gjitha shërbimet e nevojshme të kujdesit dytësor shëndetësor të jenë në dispozicion të qytetarëve.
Profesori Naser Ramadani ka përgëzuar spitalin dhe komunën e Gjakovës për menaxhimin korrekt te rasteve me Covid-19 dhe ka theksuar nevojën e zbatimit të masave mbrojtëse për parandalimin e infeksioneve brenda-spitalore si dhe rritjen e kujdesit të qytetarëve për të zbatuar masat e ndërmarra nga Ministria dhe rekomandimet e dhëna nga IKSHPK./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...