Ministri Yagcilar nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi për projektin “One Stop Shop”

17:34 | 18 Mars 2019
Arbresh.info

Me qëllim të modernizimit të shërbimeve për qytetarë, ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për projektin “One Stop Shop”.

Kjo marrëveshje është proces i Ministrisë e Administratës Publike,  që bazohet në fushat e përgjegjësisë administrative së këtyre institucioneve, që kanë për qëllim realizimin e projektit kapital për ndërtimin e pikës së vetme të kontaktit në Prizren.

Me rastin e kësaj ceremonie, ministri Yagcilar, theksoi se, projekti ka për qëllim thjeshtimin e procedurave administrative të cilat do të përfshijnë kryesisht shërbime, që aktualisht ofrohen në nivel kombëtar, të centralizuar dhe që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët dhe konsumatorët. Vlera e projektit parashihet të jetë rreth 1,000.000.00  euro . Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, palët  obligohen të veprojnë sipas Ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, Ligjit të Prokurimit Publik dhe akteve tjera ligjore që e rregullojnë këtë çështje.

Ministria e Administratës Publike është bartëse  kryesore e projektit tha në fund ministri Yagcilar që do të  krijojë parakushtet për qytetarët , duke siguruar tërë dokumentacionin e nevojshëm (pronësinë, lejet ndërtimore, specifikacionin teknik, si dhe dokumentet tjera të kërkuara).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme