Google ADS

Ministri Yagcilar merr pjesë në Samitin Ekonomik të Euro Azisë

14:15 | 7 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, po merr pjesë në punimet e Samitit Ekonomik të Euro-Azisë, që po mbahet në qytetin e Stambollit të Republikës së Turqisë. Në këtë Samit, i 22 me radhë, ku po marrin pjesë përfaqësues të niveleve më të larta botërore, ministri Yagcilar gjendet në cilësinë e panelistit.

Në këtë takim, ministri Yagcilar, pasi shprehu mirënjohjen për praninë e tij në këtë Samit , përgëzoi kryetarin e Fondacionit për Hulumtime Sociale të Grupit Marmara, Dr. Akan Suver dhe bashkëpunëtorët e tij për këtë organizim mjaft të rëndësishëm.

Ministri Yagcilar,mes tjerash , vlerësoi lartë rëndësinë e veçantë, që ka ky samit për zhvillimin e një kulture të dialogut paqësor në Euro-Azi, e kjo po ndodhë këtu, në Stamboll, për të 22 herë me radhë. Falë edhe Fondacionit Marmara, Samiti po krijohen ura të reja dhe po e forcohen miqësitë ekzistuese.

Në sesionin, ku ministri ishte panelist, e ku u trajtua tema: “Teknologjia dhe e Ardhmja e Njerëzimit”, theksdoi se në kuadër të reformave shtetërore, teknologjia dhe digjitalizimi përbëjnë politikat kryesore të Qeverisë së Kosovës. Administrata publike është padyshim një nga këto fusha në të cilën njerëzimi dhe teknologjia digjitale mund të ndër veprojnë në emër të përfitimit të mundësive dhe interesave të qytetarëve. Kjo, tha ministri Yagcilar, është ajo që ne duam të bëjmë në Kosovë. Ne besojmë se më shumë teknologji në administratën publike do të thotë më shumë efikasitet, transparencë, llogaridhënie më të madhe dhe qytetarë e biznese më të kënaqura.

Ministri Yagcilar, para të pranishmëve shpalosi të arriturat në fushën e digjitalizimit, duke thënë se Republika e Kosovës, përmes këtyre arritjeve, e forcon rolin e saj në rajon dhe e fuqizon integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Ministri Yagcilar, në përmbyllje të fjalës së tij, u shpreh se përmes digjitalizimit të gjithë së bashku mund te kontribuojmë në marrëdhëniet ndërshtetërore, duke ndërtuar një nismë paqeje në vetvete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme