Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcılar, ka folur rreth pakos ligjore që rregullon administratën publike, përkatësisht për projektligjin e organizimit dhe funksionimit të administratës shtetërore, projektligji për zyrtarët publikë dhe projektligji për pagat.
Ministri Yagcilar tha se karakteristikë e kësaj pakoje ligjore është gjithëpërfshirja si përnga rregullimi edhe nga aspekti i homegjenozimit për fushat e lartëcekura.
“Ligji për organizimin e administratës shtetërore dhe agjencitë e pavarura krijon organizimin e institucioneve shtetërore, sidomos në nivelin qendror përderisa ligji për zyrtarët publik krijon obligime dhe përgjegjësi edhe të punonjësit ndaj shtetit edhe shtetit ndaj punonjësit”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.
Ministri bëri të ditur se në fund të muajit qershor ligji do të dërgohet në qeveri.
“Brenda një jave ose dy jave nëse aprovohet në qeveri. Sipas MSA-së do të ishte ideale që në fund të shtatorit të aprovohet edhe në Kuvend”, u shpreh ai.
I pyetur për vendimin e kryeministrit Haradinaj për paga, Yagcilar ka thënë se ndonëse nuk është kundërthënës, ka mund të bëhet ndryshe.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...