Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i shoqëruar nga Kryesuesja e Bordit të ShSKUK, Aida Rexhepi dhe U.D. Drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raci kanë vizituar sot Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.
Gjatë kësaj vizite, Ministri vizitoj edhe Shërbimin e Kardiologjisë Invazive dhe Njësinë Intensivë të kësaj klinike, ku gjatë bashkëbisedimit me udhëheqësit dhe stafin mjekësorë të klinikës, drejtori i klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi e ka informuar Ministrin se kjo klinikë është ndër të parat që ka Rregulloren e brendshme të punës, e cila ka lehtësuar trajtimin e pacientëve në këtë klinikë.
Kamberi ka paraqitur statistikat e punës, duke theksuar se planifikohet që të rritet vëllimi i punës edhe pas orës 13:00 në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive për rastet elektive, me që për rastet urgjente punohet 24 orë.
Ministri Vitia potencoj se është në dijeni që ka pasur fluks të madh të pacientëve, andaj i përgëzoj stafin për punën, nga se brenda një viti, në këtë klinikë janë trajtuar mbi 6000 pacientë, kurse e gjithë Klinika Interne ka trajtuar 8000 pacientë.
Gjatë kësaj vizite, u tha se do të shikohet mundësia e investimeve në infrastrukture, në drejtim të zgjerimit të kapaciteteve. Gjithashtu Ministri Vitia theksoj se, sa i përket listës së pritjes, do të diskutohen dhe trajtohen kërkesat me qellim të uljes së listës së pritjes. Po ashtu, ai foli edhe për trajnimet e stafit mjekësorë, duke ofruar mbështetjen e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë për këto aktivitete./arbresh.info/
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë