Ministri Vitia thërret konferencë urgjente

19:22 | 16 Prill 2021
Arditë Shkodra

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se sonte në ora 20:45, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të mbajë konferencë për media.

Ministri Vitia në këtë konferencë do të flasë për çështjen e sigurimit të vaksinave kundër Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Të nderuara media,
Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia do të mbajë sonte konferencë për media lidhur me të pavërtetat e plasuara sot në media rreth procesit të sigurimit të vaksinave kundër COVID-19.

Konferenca mbahet në ora 20:45, në Ministri të Shëndetësisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme