Ministri Vitia takon nënkryetarin e Graçanicës, premton përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

12:36 | 3 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë ditës së sotme priti në takim nënkryetarin e komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti.

Temë kryesore e këtij takimi ishte përmirësimi i shërbimeve shëndetësore në komunën e Graçanicës, duke pasur parasysh edhe specifikat e kësaj komune, të cilat i prezantoi para ministrit Vitia nënkryetari Ajeti.

Vitia e siguroi nënkryetarin Ajeti së është në dispozicion të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

“Jam në dispozicion tuaj dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore 24 orë në ditë”, tha ndër të tjera ministri Vitia.

Nga ana e tij, nënkryetari Ajeti e falënderoi ministrin Vitia për pritjen dhe gatishmërinë e tij për përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve në shërbimet shëndetësore për qytetarët e Graçanicës./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme