Ministri Vitia takoi Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angili

18:56 | 3 Mars 2023
K.B

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ka pritur në takime Ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Sh.T. Tunç Angili.

Në takimin me Ambasadorin e Turqisë,  Tunç Angili, Ministri Vitia përveç urimit për detyrën e re e falemnderoi për donacionet e shtetit turk në periudhën e pandemisë, si dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Nga ana e tij, Ambasadori Angili e falenderoi Ministrin Vitia për mikpritjen dhe ofroi bashkëpunim e shtetit të tij edhe në të ardhmen në sektorin e shëndetësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme