Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen.
Gjatë këtij takimi, ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Nissinen lidhur me objektivat dhe reformat të cilat planifikohen të bëhen në sistemin shëndetësor, kjo u bë e ditur përmes një komunikate.
Ai e informoi ambasadorin e Finlandës për prioritetet dhe planet e Qeverisë së Kosovës për ta përmirësuar shëndetësinë në të gjitha nivelet, duke filluar nga përmirësimi i kushteve të punës për profesionistët shëndetësor, projektligjet si dhe projektet kapitale.
Nga ana tjetër Ambasadori Nissinen falënderoi Ministrin Vitia për bashkëpunimin e ofruar dhe shprehi gatishmërinë që raportet mes Kosovës dhe Finlandës të thellohen më tej, duke shfrytëzuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë midis të dyja vendeve./arbresh.info
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës