Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka demantuar lajmin e publikuar sot në media për anulimin e vaksinave Pfizer.
Vitia në një konferencë për media ka se ky lajm është i pavërtetë, shkruan arbresh.info.
“Sot në vend të një konferencë për të treguar për masat e reja, më duhet të flas për një lajm të pavërtetë, i cili është i dëmshëm për procesin e vaksinave. Lajmi i publikuar në Gazetën Insajder është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq”, u shpreh Vitia.
Madje, Vitia i ka bërë thirrje publike Prokurorisë së Shtetit që të veproj ndaj mediumit i cili ka publikuar të dhëna për sigurimin e vaksinave, e që sipas tij rrezikojnë sigurimin e tyre.
“Ata që kanë publikuar të dhënat për sigurimin e vaksinave kanë rrezikuar sigurimin e tyre, e po ashtu shëndetin e qytetarëve. Ftojmë Prokurorin e Shtetit të veprojë dhe të mbrojë interesat e qytetarëve”, shtoi Vitia.
Ai tha se tashmë është themeluar komisioni për negocimin e vaksinave kundër COVID-19 dhe se janë duke punuar në sigurimin e vaksinave. Gjithashtu, ai tha se nuk mund të jap detaje tjera pasi që të dhënat janë konfidenciale.
Ndryshe, gazeta online Insajderi ka publikuar një hulumtim ku thuhet se ministri Arben Vitia nuk ka nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech./arbresh.info/
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen
Horoskopi ditor
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë